VIDEO/ Përfundon ëndrra e bukur Europiane, një shqiptar “fik” Dritën dhe kualifikon belgët e Antverp  

Ka përfunduar mbrëmjen e sotme, ëndrra e bukur Europiane për Dritën e Gjilanit. Pas barazimit pa gola në sfidën e parë ndaj Antverp, belgët e Van Bomelit, arritën të triumfonin me rezultatin 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, duke u kualifikuar për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

 

Krasniqi gol

Pavarësisht paraqitjes dinjitoze, gjilanasit nuk arritën të surprizonin Antverp, që iu fal shqiptarit të Kosovës, Krasniqi, i cili shënoi golin e avantazhit në minutën e 53-të, ndërkohë që sfidën e vulosi Balikvisha në minutën 90+8.

Në fushë të skuadra belge, zbritën futbollistë të rëndësishëm në arenën Europiane si Alderveire, De Laet, Naingolan, Jansen, etj, që arritën të bënin diferencën.

FT: DRITA – ANTVERP 0-2

Krasniqi 53′, Balikvisha 90+8′ 

PJESA E PARË:

Paraqitje dinjitoze e Dritës në pjesën e parë, gjilanasit luajnë si të barabartë ndaj belgëve të Antverp. Në 45 minutat e para, gjilanasit regjistruan 4 gjuajtje, nga të cilat 2 shkuan në kuadrat. 

FORMACIONET ZYRTARE:

888

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×