E BUJSHME/ Ka aktivizuar një futbollist kolumbian, Kili kërkon përjashtimin e Ekuadorit nga Botërori

E çuditshme, por e vërtetë! Federata e futbollit e Kilit ka njoftuar se ka bërë një apelim në FIFA dhe kërkon që Kili të marrë pjesë në Kupën e Botës në vend të Ekuadorit! Arsyeja?  Kilianët pretendojnë për një aktivizim të parregullt të futbollistit Byron Kastiljo.

R5MQPL4J4FCBLJVKQT7ZKN7W3I

Së fundmi raportohet se është gjetur një certifikatë lindjeje kolumbiane e futbollistit në fjalë, me të njëjtët prindër, por me një ndryshim në vitin e lindjes (jo 1998, por 1995).  Pra te Kili pretendojnë se mbrojtësi i djathtë Byron Kastijo ka lindur në Kolumbi në 1995 dhe jo në Ekuador në 1998, siç është shënuar në të dhënat e lojtarit.

Kësisoj,  kilianët pretendojnë se lojtari nuk mund të luajë me kombëtaren e Ekuadorit, prandaj të gjitha ndeshjet ku ai është aktivizuar, plot 8 të tilla, në kualifikueset e Kupës së Botës duhet të humben në tavolinë nga kombëtarja ekuadoriane. Në këtë mënyrë Kili do të kishte 5 pikë më shumë në renditje dhe do t’i merrte vendin e katërt kombëtares ekuadoriane.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×