Ndeshja e sotme mes Universitatea Kraiovës dhe Vllaznisë ka parë skuadrën shkodrane të eliminohet pas humbjes 3-0 në transfertën rumune dhe t’i japë lamtumirën Ligës së Konferencës.
Ndeshja e transmetuar ekskluzivisht në Shqipëri nga platforma “Oversport”, foli më shumë për skuadrën vendase, e cila dominoi duelin duke krijuar më shumë raste dhe lojë. Portieri Zogoviç ishte vazhdimisht protagonist me pritjet e tij, ndërsa në fund të sfidës, kur rezultati ishte 3-0, gjyqtari nuk akordoi një penallti për skuadrën shkodrane pas një prekje të dukshme të topit me dorë në zonë.
Arena e Lajmit
