Klop shuan shpresat e Juves për Firminion: Është zemra dhe shpirti i Liverpulit

Darvin Nunjez luajti ndeshjen e tij të parë si titullar me Liverpulin, por nuk arriti dot të parandalonte humbjen e skuadrës së tij për herë të dytë këtë fazë përgatitore pas disfatës 1-0 me austriakët e Salcburgut. Ndeshja e fundit miqësore e “Reds”-ave përpara Superkupës së Anglisë kundër Mançester Sitit të dielën, u shoqërua me kritikat e radhës për sulmuesin uruguaian, i cili vinte pas katër golave në ndeshjen e fundit kundër Lajpcigut.

FIRMINJO

23- vjeçari u ndal dy herë nga traversa në një pjesë të parë zhgënjyese për anglezët, të cilët u ndëshkuan pas një kundërsulmi të Salcburgut nga një tjetër emër i njohur në këtë merkato: Benxhamin Sesko, talenti i cili kërkohet nga Mançester Junajtid dhe Njukasëlli tregoi edhe njëherë përse gjigantët europianë janë të interesuar për shërbimet e tij. “Në pjesën e parë ne bëmë shumë gabime, të cilat ata mund t’i kishin shfrytëzuar.

Patëm edhe momente të mira gjatë ndeshjes. Mund të kishim shënuar të paktën 4-5 gola. Darvin ishte shumë i izoluar. Të gjithë ishin tërhequr dhe ekzistonte një hendek i madh mes skuadrës së Darvinit, i cili qëndronte i vetëm në zonë. Ai pati shanset e tij, por ka nevojë për më shumë mbështetje për t’i mbajtur lojtarët e tjerë të zënë në mënyrë që ata të mos fokusohen tek ai”, tha Klop pas ndeshjes.

Firmino – Ditët e fundit flitet për një interesim të Juventusit për sulmuesin Roberto Firmino, por tekniku gjerman konfirmoi se ai nuk do ta humbasë brazilianin, të cilin e shikon ende si pjesë shumë të rëndësishme tëskuadrës së tij: “Bobi është vendimtar për ne, është zemra dheshpirti i kësaj skuadre.

Gjithçka duket shumë mirë dhe unë jam OK. Për mua nuk ka asnjë dy shim për cilësinë e tij. Kështuqë mund të them se po, ai është një lojtar vendimtar për ne”.Të dielën Liverpuli do të diskutojë me Sitin trofeun e parësezonal, Superkupën e Anglisë,për të cilën Klop tha: “E duamatë trofe, është i vetmi që nukkemi fituar brenda vendit”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×