Çelsi i Tomas Tuhel ka arritur që të triumfojë në miqësoren kundër Udinezes me rezultat 1-3, në testin e zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Për sa i përket sulmuesit shqiptar Armando Broja, edhe pse ishte me ekipin në ditët e fundit, talenti kuqezi nuk ishte as në stol për këtë takim. Mesa duket trajneri Tuhel ka vendosur që lojtari të mos jetë i disponueshëm në këtë duel, duke parë se vjen nga një dëmtim.
Ndërkohë, për sa i përket ndeshjes, ishte Kante, që zhbllokoi duelin me një perlë në minutën e 20-të. Më pas do të vinte radha e Stërling, për ta bërë “sefte” me fanellën e bluve të Londrës.
N’Golo Kanté’s goal for Chelsea… 🔥 pic.twitter.com/Z13dOXT6Ov
— @kakar (@lahmabdullahi) July 29, 2022
Një gol tipik “alla Stërling”, me yllin anglez që shquhet për driblimet dhe lojën e tij të bukur, arrin të gjejë rrjetën për 2-0 në minutën e 37-të.
Raheem Sterling’s first goal for Chelsea! 🤩 pic.twitter.com/n6PWaye2DO — LDN (@LDNFootbalI) July 29, 2022
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2, pasi për Udinezen realizoi Delofeu në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë, për të vulosur triumfin 1-3 të Çelsit mendoi Maunt, ndërkohë që vlen të theksohet se të dy trajnerët kryen nga 5 zëvendësime.
Por në ditën e nesërme, do të ketë sërish një përsëritje të kësaj përballje. Këtë herë do të luhet me dyer të mbyllura, teksa Udineze dhe Çelsi do të testojnë lojtarët që ishin pjesën e stolit dhe nuk kanë pasur shumë minuta në këmbë. Ky duel do të startojë në orë 11:00
Arena e Lajmit
and then