“Kë thërret kur policia vret?”/ Humbi jetën në komisariat, protestë për Lear Kurtin, qytetarët mblidhen para Ministrisë së Brendshme

1

Mbrëmjen e sotme po mbahet një protestë për Lear Kurtin, i riu i cili humbi jetën ndërsa ishte i shoqëruar nga policia.

Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme, ndërsa thirrjet për protestë janë bërë edhe në rrjetet sociale.

Një nga qytetarët, i cili mbante një pankartë ku lexohej “Kë thërret kur policia vret”, ka deklaruar se ky është një rast i përsëritur.

“Janë kaq shumë problemet për të cilat duhet të protestojmë sa…

Nisur nga rritja e çmimeve e deri kur vret. Kujt do ti kërkojmë ndihmë. E vetmja rrugë është largimi i kësaj qeverie. Besimi është zero. Nuk është rast i parë është rast i përsëritur. veçse vrasin edhe poshtërojnë viktimën çnuk thonë për të”, tha qytetari.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×