Pak minuta pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Konferencës që përcaktuan finalistët e edicionit të parë historik që do të përmbyllet me finalen e 25 majit në “Air Albania”, kryeministri Edi Rama u ka uruar mirëseardhjen dy skuadrave.
“Tirana mikpret finalen europiane”, shkruante Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, duke vendosur edhe emrat e skuadrave të Romës dhe të Fejnordit, të cilat do të ndeshen në këtë duel historik edhe për futbollin shqiptar i cili pret për herë të parë një eveniment të kësaj rëndësie.
Arena e Lajmit
