Lajmi që legjenda argjentinase Daniel Pasarela vuan nga një sëmundje neurodegjenerative dhe nuk mund të lërë shtëpinë sepse humbet rrugën, ka bërë xhiron e botës ditët e fundit. Por ka qenë vetë kampioni i Botës i 1978 dhe 1986 që ka mohuar gjithçka.
“Nuk kam asnjë sëmundje nga ato që janë folur, të cilave nuk ua di as emrin. Kam pasur një fazë depresioni dhe kjo pas periudhës së vështirë që ka kaluar gjithë bota, është normale”, është shprehur ish-mbrojtësi i Interit, që ka folur edhe për bashkëkombësin Lautaro Martinez.
“Lautaro është shumë i fortë, shënon në të gjitha mënyrat dhe tani me Lukakun janë një superdyshe. Besoj se do të jetë faktor për Argjentinën në Botëror”, përfundoi 69-vjeçari.
Arena e Lajmit
