Gati për trofeun numër 99, Reali kërkon rekordin e Barçës dhe Milanit në Superkupë

Reali i Madridit do të kërkojë trofeun e parë sezonal më 10 gusht, teksa do të përballet Eintrahtin e Frankurtit në finalen e Superkupës së Europës.

real madrid

Madrilenët nuk e fitojnë këtë trofe që nga viti 2017, kur asokohe skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan fitonte përballë Junajtidit 2-1 me gola të Kasemiros dhe Iskos.

Finalja e 10 gushtit në Helsinki do të jetë e veçantë për “Los Blancos”, të cilët do të kërkojnë të arrijnë rekordin e Milanit dhe Barcelonës që e kanë fituar 5 herë këtë trofe.

Nëse Reali do të fitonte këtë trofe do të ishte i 99-ti në historinë e tij.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×