E rëndë në Divjakë/ Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi dhe plagosen 4 të rinj

4545454

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, ku një person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, një mjet ka dalë nga rruga e si pasojë shoferi ka ndërruar jetë pas plagëve të marra, ndërsa kanë mbetur të plagosur katër të rinj që udhëtonin me të.

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×