“Procesi gjyqësor me Autoritetin e Manipulimit do të shkojë deri në fund!”/ Tedi Blushi: Ato që lidhin Metën më dosjet, janë të korruptuar nga Rama!

Tedi Blushi32

Në një reagim në Facebook, Tedi BLushi është shprehur se të gjithë personat që lidhin emrin e kreut të PL, Ilir Meta me dosjet janë të korruptuar nga kryeministri Rama.

Reagimi:

Të gjithë ata që përpiqen të lidhin emrin e Ilir Metës me çështjen e dosjeve janë vetëm të korruptuar nga Edi Rama, piktori i Sigurimit të Shtetit, djali i atij që vari poetin e lirisë, Havzi Nela dhe nipi i Kolekës.

Tmerri që i ka kapur nga Partia e Lirisë është shumë i drejtë sepse ata e kanë të qartë fundin e tyre dhe ndëshkimin që i pret.

Përpjekjet për të spostuar vëmendjen nga inceneratorët dhe korrupsioni madhor i Edi Ramës, me falsifikime dhe manipulime janë të pashpresa.

Ilir Meta ka qenë jo vetëm një drejtues i Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik në Dhjetor ’90, por është edhe garancia kryesore për rivendosjen e pluralizmit politik dhe shporrjen e bandës së Rilindjes nga pushteti.

Deputetët e Lulushit që i mbajnë ison Ramës janë edhe më të pashpresë pasi ata që sillen si kërpëratë do të shuhen si kërpërata nga politika.

Procesi gjyqësor me Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve do të shkojë deri në fund!

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×