Aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit/ Rëndohet bilanci, shkon në 3 numri i viktimave dhe 4 të plagosur

55554545

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit. Gazetari Enver Doçi bën me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit.

Sakaq, drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet për 3 të vdekur, dy vëllezër dhe një grua, dhe 4 të plagosur.

Bulqizë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×