Inzagi kërkon me ngulm një zëvendësues për Perisiç, Interi rikthen në vëmendje një objektiv të vjetër të merkatos

Simone Inzagi duket se i ka kërkuar drejtuesve të Interit një zëvendësues për Ivan Perisiç, me kroatin që u transferua të Totenhemi. Gjendja fizike e Gosens nuk i jep siguri teknikut italian gjë që ka bërë zikaltërit të rikthejnë në vëmendje ansorin e Frankfurt, Filip Kostiç.

KOSTIC 1

Sipas raportimeve nga “TuttoSport.it”, profili i 29-vjeçarit vazhdon të mbetët në listën e drejtuesve të cilët në orët e fundit kanë pasur kontakte me klubin gjerman për t’u informuar lidhur me një transferim të mundshëm të Kostiç në Milano.

Për serbin në javët e fundit kishte interes dhe nga Juventusi, por transferimi i Di Marias bëri bardhezinjtë ta braktisin këtë pist.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×