FOTO/ Transformim radikal, Gjermania ndryshon fanellën me dizajn të ri për Botërorin

Gjermania ndryshon. Jo ambiciet për t’u kthyer përsëri në majën e futbollit botëror, por fanellën me të cilën do të synojë që të kthehet të suksesi që i mungon që nga viti 2014. Në internet është zbuluar se fanella e re e parë e Gjermanisë për Botërorin e Katarit, do të jetë shumë më ndryshe nga ato të viteve të fundit.

gjerman

Kështu, kthehen për herë të parë që nga viti 2008 vijat vertikale dhe do të jetë një shirit i tillë i vetëm i zi në mes të fanellës së bardhë. Një ndryshim i plotë me vitet e kaluara dhe modelet tradicionale me valëzim. Ndërkohë, edhe shkronjat do të jenë më “të artë metalike”, që përbën një risi për përfaqësuesen gjermane.

Një model i ngjashëm u përdor në Euro 2008 nga Gjermania, por bëhej fjalë për bluzën e dytë, e cila ishte e kuqe me një shirit të madh të zi në mes.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×