
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka shpjeguar mënyrën se si do të procedohet me listat që do të votohet për primaret.
Robert Rakipllari: Lista e anëtarëve e simpatizantëve do të merret nga KQZ?
Sali Berisha: Lista e anëtarëve është e 2019, listë me 135 mijë anëtarë, ku 60 mijë sot janë jashtë Shqipëriesë. Seksionet duhet të kenë listat e simpatizantëve.
Rakipllari: Ata që kanë votuar për LSI e PD në 2021 duhen ekspozuar?
Berisha: Simpatizantët, në seksion njihen se punojnë bashkë. Bëjnë fushatën bashkë. Seksionet do marrin listën e zgjedhësve e do pyesin a ke dëshirë të votosh. Ata që duan do plotësojnë formularin e do votojnë. Formulari para listës. Seksioni do i ftojë sipas dëshirës. Sepse dikush nuk mund të dojë të deklarojë votën.
Rakipllari: Ekspozon votuesin e PD përballë regjimit siç thoni ju
Berisha: Praktikë ndërkombëtare. Do të përmbysim regjimin.
Arena e Lajmit