FSHF ka organizuar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore për ti informuar ata lidhur me kriteret e reja të licensimit.
Sipas rregullores së re çdo skuadër që do të marrë pjesë në Kupat e Europës nga sezoni i ardhshëm duhet të ketë patjetër një skuadër femrash të atashuar në klubin përkatës, formimi i të cilës varjon në saj të planit të klubit.
Ndryshime kanë pësuar dhe rregullorja lidhur me ekipet e moshave, antarëve të stafit në ndeshje dhe formati ligjor i klubeve. Gjithashtu klubeve do ti vihen afate lidhur me raportet ndaj situatave financiare.
Shpjegimi lidhur me ndryshimet u bë nga ana e FSHF-së me anë të një videoje të publikuar.
Arena e Lajmit
