FOTO/ Toti-Ilari, takim në vilën në plazh. Por jo shumë larg saj, nga uji del… Noemi

Françesko Toti dhe Ilari Blasi janë takuar përsëri një ditë më parë. Por thjesht sa për të shkëmbyer çelësat e vilës në plazh në Sabaudia, ku të dy me radhë po qëndrojnë me fëmijët e tyre.

ilari topti

Ilari ka qenë në dittë e kaluara ndërsa tani e ka radhën Toti të qëndrojë pranë dy vajzave, me djalin Kristian që do të bëjë vajtje-ardhje rrugën për në Romë pasi ka impenjime me ekipin U18 të klubit kryeqytetas.

Por ndoshta Toti nuk do të jetë i vetëm me fëmijët e tij në vilën buzë detit. Mediat italiane kanë zbuluar se vetëm 1 kilometër më larg po pushon Noemi Boki, e dashura e re e ish-kapitenit të Romës. “Dagospia” ka publikuar foto të saj teksa dilte nga uji, duke shpjeguar se kjo ishte arsyeja pse ajo ishte zhdukur kohët e fundit nga kryeqyteti italian, pasi po bën plazh në një nga zonat e preferuara të Totit në bregdetin italian.

noemi

Mediat italiane raportojnë se takimi mes Ilarit dhe Totit ka qenë shumë i ftohtë, me çiftin që tashmë takohet praktikisht vetëm për shkak të fëmijëve pasi gjithçka mes tyre ka përfunduar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×