Kastrioti nuk ka ndezur ende motorët, humbje e thellë në miqësore

Kastrioti vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, por duket se ekipi i drejtuar nga Emiliano Çela nuk ka gjetur ende ritmin që kërkohet, ndonëse ka pak javë deri në fillimin e Superiores. Në miqësoren e sotme të zhvilluar në Strugë, ndaj Malishevës, skuadra krutane është mundur me rezultatin e thellë 4-0.

kastrioti malisheva

Ekipi kosovar triumfoi falë golave të Bahtirit, Shillovës, Bajramit e Gavazajt, duke u treguar më konkret para portës në rastet që krijoi, ndërsa krutanët vazhdojnë të kenë problemin e finalizimit të aksioneve.

Kështu, për Çelën ka shumë punë për të bërë, kur mbeten pak javë deri në startin e kampionatit. Ndaj testet do të vijojnë për të vënë ekipin në shinat e duhura dhe nesër është programuar një tjetër miqësore, ndaj Vardarit në Ohër.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×