
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vlerësuar ditën e sotme 3 kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas vlerësimit të tyre, Gent Ibrahimi është përzgjedhur i pari për anëtar të Kushtetueses, ndërsa Arta Vorpsi është ëprzgjedhur e dyta.
Sakaq, Arta Marku është përzgjedhja e tretë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Pritet që nga kandidaturat Presidenti i Republikës Bajram Begaj të bëjë zgjedhjen e tij për të plotësuar vakancën në këtë institucion.
Arena e Lajmit