Probleme në horizont për Partizanin, ka tre “komandantë” për një vend në fushë

Ardhja e Rexhepit dhe shkëlqimi i Teqjes e kanë bërë portën e Partizanit një çështje mjaft të nxehtë, e cila kërkon një zgjidhje nga trajneri Mehmeti dhe stafi i tij. Të kuqtë transferuan ish-portierin e Shkëndijës dhe Skënderbeut në këtë verë dhe e çuan në tre numrin e top-portierëve në skuadër.

hoxha teqja rexhepi

Dihet kush është Alban Hoxha dhe dihet gjithashtu se pavarësisht moshës, është shumë e vështirë ta mposhtësh për t’i marrë vendin e titullarit. Nga ana tjetër Aldo Teqja po tregon se është një portier me aftësi të jashtëzakonshme dhe kjo formë shumë e mirë e tij padyshim e ka vënë në mendime të thella stafin e të kuqve.

Njëkohësisht, edhe Rexhepi është gjithashtu një portier i afirmuar në Kategorinë Superiore, pasi ka shkëlqyer për dy vite me fanellën e Skënderbeut. Por ai duket se po ambientohet me ngadalë dhe deri më tani ka luajtur vetëm disa minuta në pjesën e dytë në miqësoren ndaj Murës në Slloveni.

Kemi parë shpesh të ketë konkurrencë mes dy portierëve të nivelit të lartë në klube të ndryshme, por tre portierë është pak si shumë. Gjithsesi, drejtuesit me siguri i kanë bërë mirë llogaritë, pasi jo më kot sollën Rexhepin. Mbetet për t’u parë plani i tyre, me merkaton, që është ende e hapur.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×