Skënderbeu mund Bylisin në miqësore, blerja e re e ballshiotëve prezantohet me gol

Përgatitjet për sezonin e ri kanë vënë përballë sot Skënderbeun dhe Bylisin në një miqësore të organizuar nga të dy klubet për të parë gjendjen pak javë para fillimit. Një ndeshje e cila është mbyllur me shifrat 2-1 për korçarët e drejtuar nga Memelli, por edhe me sinjale të mira nga ballshiotët ku blerja më e fundit e klubit është prezantuar me gol.

skenderbeu bylis

Portugezi Aires Sousa është afrimi radhës i ballshiotëve, duke shtuar përforcimet e sezonit të ri për trajnerin Jeton Beqiri. Sulmuesi i krahut të majtë ka eksperiencë në Portugali me ekipin e dytë të Benfikës, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Maritimo U23. Ai është bashkuar me skuadrën këto ditë dhe ka lënë një përshtypje të mirë, teksa sot gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 27 të sfidës ndaj korçarëve.

Vendasit ia dolën të përmbysnin shifrat në pjesën e dytë të takimit me sulmuesin kryesor të tyre, Belajdi Pusin, i cili tundi rrjetën dy herë në minutat 76 dhe 85 të ndeshjes që u luajt në stadiumin e qytetit të Korçës.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×