Roli i titullarit, Brozoviç e Asllani do e ndajnë 70-30/ Inzagi, plan special për të ruajtur liderin e mesfushës

Blerja e Kristjan Asllanit po rezulton shumë e vyer për Simone Inzagin, në pritje të një sezoni që paralajmërohet tepër impenjativ, duke parë edhe ngjeshjen e kalendarit, si rrjedhojë e Botërorit të Katarit mes muajve nëntor-dhjetor.

KRISTJAN ASLLANI

Fakti që mesfushori shqiptar, i cili edhe pse zbarkoi pa shumë zhurmë, menjëherë ka treguar se di që të përballojë peshën e rolit të titullarit, diçka e tillë i jep shumë zgjedhje dhe zgjidhje zikaltërve.

Madje, siç garanton prestigjiozja “Gazzetta dello Sport”, e cila nuk harron të nënvizojë sesi Marselo Brozoviç ishte në sezonin e kaluar një ndër më të shtrydhurit nga Simone Inzagi, aftësitë e shkëlqyera të Asllanit i lejojnë kreut të pankinës që të nisë të planifikojë një “kalendar special” për të ndarë ndeshjet mes dy organizatorëve përpara mbrojtjes, në mënyrë që sidomos lideri i mesfushës së Interit, Marselo Brozoviç, të ketë bateritë e karikuara në momentet decizive të sezonit.

inzagi brozovic

Madje, duke parë edhe këtë fazë përgatitore (vazhdon të nënvizojë burimi në fjalë), Asllani mund të bëjë që jo vetëm “Brozo” të mund të rikuperojë forcat qetësisht në momentet e nevojës dhe me ritmin dhe cilësinë e lojës që të mos ulet asnjëherë, por ndoshta talenti i ri shqiptar, më shumë sesa kroati garanton më shumë teknikë, mbështetje në fazën ofensive dhe pse jo më tepër goditje drejt portës rivale, me një shënjestër për t’u pasur zili.

Ideja e Simone Inzagit është ajo që të shpërndajë rolin e titullarit mes Brozoviçit dhe Asllanit në 70 me 30 për qind të ndeshjeve sezonale, ndonëse kjo kuotë nuk është e prerë me thikë dhe pse jo, të dy ballkanasit do të kenë ndeshje kur do ta nisin që të dy nga minuta e parë, në varësi të kundërshtarit që do të kenë përballë.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×