Uria e rinisë dhe kurora, Pioli pa halle/ Si pritet të rreshtohet Milani në sezonin e ri

Stefano Pioli është trajneri më i kënaqur. Edhe më shumë se Zhoze Murinjo, komandant i euforisë, që ka kapluar Romën, i cili gjithsesi ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të gjejë një organizëm të ri taktik. Milani është gati sepse lojtarë njohin idetë dhe manovrat që duhet të ketë loja.

pioli

Asnjë skuadër italiane nuk ka treguar lehtësi taktike sa ajo kuqezi në miqësoret e deritanishme. Te kampionët e Italisë pak gjëra kanë ndryshuar, për të mos thënë aspak, dhe i vetmi pozicion ku risia bën kureshtar këdo është ai i fantazistit. Përpos koncepteve që njihen përmendësh nga shumica, i talentuari De Ketelere dhe nuhatja e Adlisë mund të përmirësojnë pasimin e fundit me Origin nga i cili pritet të konkretizojë sa më shumë.

MILANI

Pioli di të përshtatet e të përshtatë siç e tregon rasti i Kalulusë që erdhi për të bërë mbrojtësin e djathtë dhe përfundoi në qendër me rezultate brilante. Rezultatet e miqësoreve, sidoqoftë, nuk duhet të gënjejnë sepse Kesi nuk ishte më pak i rëndësishëm se Tonali. Te Milani e dinë, ndaj edhe punojnë sepse Benaser e Pobega mund të mos e zëvendësojnë si duhet afrikanin.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook