Mbi 400 mijë euro të sekuestruara në banesën e pastrueses mbeten ‘jetime’, asnjë kallëzim i ri. Dy emrat e rinj që ishin grabitur u zbuluan nga…

Rozeta Dobi

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me hetimet për super-vjedhjen në Tiranë, ku një pastruese kishte siguruar shuma të mëdha parash përmes vjedhjeve në banesat ku punonte. Gazetarja Klodiana Lala teksa siguroi për BalkanWeb emrat e dy personave që kishin rënë pre e grabitjes së Rozeta Dobit, Leonard Çiko dhe Altin Dine, pohoi se ata u zbuluan falë numrave të telefonit celular të 49-vjeçares.

Pasi prokuroria këqyri provat, verifikoi të gjithë numrat e telefonave që kishte komunikuar pastruesja, ku rezultuan dhe këta dy persona.

Këta dy persona, Çiko dhe Dine deklaruan se i ishin vjedhur vetëm bizhuteri, ku disa prej tyre ishin të personalizuara. Po ashtu ata kanë mohuar kategorikisht se Dobi ka marrë para në banesat e tyre.

 

Kujtojmë se 49-vjeçarja dhe djali i saj Havier Dobi ndodhen pas hekurave nën akuzën se kanë vjedhur 120 mijë euro, para dhe bizhuteri në banesën e ish-shefes së kabinitetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa po hetohen dhe për raste të tjera. Gazetarja Lala tha mes të tjerash se deri më tani nuk ka kallëzime sa i takon shifrës së majme prej 400 mijë euro që u zbulua në tubin e aspirimit në banesën e pastrueses, para që tashmë mbeten pa pronarë. Aktualisht vijojnë hetimet.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook