Monza kërkon që të ngrejë një skuadër të fortë për sezonin e ri në Serinë A, ku përveç mbijetesës, do të luftojë dhe për më shumë. Siç bëhet me dije nga mediat italiane, klubi i drejtuar nga Berluskoni pritet të afrojë dhe mbrojtësin e Arsenalit, Pablo Mari.
Spanjolli nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme që pas transferimit të tij te “Topçinjtë” dhe kështu është në kërkim të një skuadre të re.
Monza ka dërguar një ofertë zyrtare drejt Arsenalit për të, duke i kërkuar huazimin për 28-vjeçarin, me detyrim blerjeje nëse klubi qëndron në Serinë A edhe sezonin e ardhshëm.
Kjo ofertë duket se e ka joshur klubin anglez, i cili pritet të pranojë shumë shpejtë, me Pablo Mari që do të jetë transferimi i radhës për Berluskonin dhe Galianin.
Arena e Lajmit
