Primaret në PD/ Zbulohen dy emrat e kandidatëve për Kavajën dhe Kamzën

Capture

Rikthehet sërish në garë për kreun e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja.

Mësohet se Sakja, që më herët kandidoi për këtë post në zgjedhjet e kaluara, ka shpallur hapur konkurrimin për në primaret e PD-së.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Sakja përmes një mesazhi në ‘Facebook’.

REAGIMI I SAKJAS

Të dashur qytetarë të Bashkisë së madhe Kavajë,
Pas konsultimeve e takimeve me Ju, që më mbështesni e më frymëzoni, vendosa të shpall kandidaturën time për postin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë.
“Të ecim përpara e me guxim drejt fitores sonë të pandalshme!”
Askush nga ne nuk mund ta durojë më këtë bllokim të demokracisë si të ngecur në një trafik që nuk lëviz më nga kapaciteti i ulët qeverisës, nga babëzia e madhe e qeveritarëve për të marrë gjithçka për vehten dhe një grup të vogël oligarkësh që i rrethon.
Zgjedhjet konkuruese prodhojne demokraci.
E gjithë jeta është përpjekje për të realizuar një qëllim, e vetmja zgjedhje që ne mund të bëjmë është të zgjedhim qëllimin e drejtë.
Në 14 maj 2023 ne, populli i Kavajës e kemi zgjedhur qëllimin tonë: ne do të rikthejmë demokracinë në pushtetin lokal.
Ne do të rivendosim marrëdhënien e drejtë me çdo qytetar e grup interesi e do t’i marrin vendimet vetëm nëpërmjet konsultimit të gjerë me qytetarët dhe në interesin e tyre publik.
Të guxosh të konkurosh për t’ju përfaqësuar Ju , interesat tuaja, shpirtin tuaj demokratik është për mua një detyrim dhe një mision njëkohësisht i cili nis sot dhe do të përfundojë me 14 maj me fitoren tuaj të Bashkisë Kavajë.
Ne kemi guximin, kemi energjinë pozitive, kemi dashurinë për qytetin, kemi eksperiencën ndaj do të kemi edhe FITOREN!
Skuadra jonë e madhe; bashkimi i gjithe qytetareve te Kavajes, motra e vëllezër në shpirt si dhe besa që i kemi dhënë historisë e njëri- tjetrit për çuarjen përpara të vlerave të demokracisë dhe ripërtëritjen e qytetit nuk mund të njohë tjetër, veçse FITORE!
Ajo i do guximtarët!✌️

Ndërkohë një tjetër emër që ka zyrtarizuar kandidaturën për Primaret është ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta. Shemsi Prençi ka bërë me dije me anë të një postimi në Facebook, se do të kandidojë për Primaret për Bashkinë e Kamzës.

Ai tha se do ti shërbejë me ndershmëri e përkushtim komunitetit të Kamzës.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq e dashamirës, dëshiroj të ndaj me ju iniciativën time për të marrë pjesë në procesin e primareve brenda Partisë Demokratike si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023 për Bashkinë Kamëz.

Garantoj antarësinë e PD dega Kamëz, Kryesinë e Partisë Demokratike Kamëz dhe PDSH-në se këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjdehjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit.

Gjithashtu, këtë iniciativë e mbështes në eksperiencën time si drejtues i disa fushatave elektorale në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2000, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, zgjedhjet e pjeshme të vitit 2002 në Bulqizë, zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2003, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005.

I siguroj antarësisë së PD, miqve dhe dashamirësve, vizion, eksperiencë në menaxhim, profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim për ti shërbyer komunitetit të Bashkisë Kamzë.

Eksperienca ime e punës në të gjithë Shqipërinë, në detyra shumë të vështira më ka kultivuar aftësitë e komunikimit me të gjitha shtresat e komuniteteve në të gjitha zonat e Shqipërisë e sidomos me shtresat në nevojë. Kjo do të më shërbejë si motivim për ti shërbyer komunitetit të bashkisë Kamëz, i cili është komunitet hetoregjen dhe një pjesë e madhe e tij ndodhet në varfëri, që të ndikoj në përmirësimin e jetës së këtij komuniteti.

I përkushtuar për ti shërbyer Kamzës njësoj si familjes time.

Sinqerisht, Shemsi Prençi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×