“Një qeverisje e dobët çon në rezultate të padëshiruara!”, Pampuri: Krijimi i bashkive të reja rurale do të krijojë kushte për zhvillimin ekonomik lokal

Pampuri

Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja Orjola Pampuri tha se reduktimi i pabarazive midis zonave rurale dhe urbane, si edhe krijimi i kushteve janë të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kontrollin e territorit.

Më tej ajo theksoi se shumica e bashkive vazhdojnë të vuajnë nga sistemet e qeverisjes shpesh jofunksionale, duke përfshirë shpërndarjen e papërshtatshme të burimeve, sistemet joefikase të të ardhurave dhe ofrimin e dobët të shërbimeve jetike publike.

Fjala e deputetes Orjola Pampuri:

Të nderuar qytetarë

Të nderuar kolegë

E nderuar zonja kryesuese e seancës.

Riorganizimi i bashkive dhe krijimi i bashkive të reja rurale do të krijojne kushte për zhvillimin ekonomik lokal, rural, agroturizëm, dhe rigjallërim të jetës sociale, ekonomike dhe politike, me pritshmëri për të “frenuar” shpopullimin.

Reduktimi i pabarazive midis zonave rurale dhe urbane, si edhe krijimi i kushteve të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kontroll të territorit

A u përmbushën premtimet dhe a e realizoi ndikimin e saj reforma që riorganizoi nivelin e parë të pushtetit vendor në 61 bashki?

Shumica e bashkive vazhdojnë të vuajnë nga sistemet e qeverisjes jo të kënaqshme dhe shpesh jofunksionale, duke përfshirë shpërndarjen e papërshtatshme të burimeve, sistemet joefikase të të ardhurave dhe ofrimin e dobët të shërbimeve jetike publike.

Një qeverisje e tillë e dobët çon në rezultate të padëshiruara për aksesin në shërbimet publike nga të varfërit dhe te pafavorizuar të shoqërisë. Nevoja për të mbuluar dhe administruar në mënyrë efektive territore te largeta nga qendra mbetet koherente, transporti publik, strehimi, mirëmbajtja e rrugëve rurale, etj vazhdojnë të jenë kërkesë e vazhdueshme; inovacioni si një shtytës kryesor i produktivitetit vendor lë mjaft për të dëshiruar në zonat përtej qyteteve etj.

Ne propozojmë në bzë të argumentave dhe propozimeve të banorëve, ekspertëve, dhe grupeve të ndryshme të interest; nga

Nga 61 bashki që është sot në 94 bashki,

Popullsia mesatare Ulet nga 75.000 në 50.000 për njësi vendore

Sipërfaqja mesatare Ulet nga 471 km2 në 315 km2 për njësi vendore

Kjo lidhet pikërisht me faktin se sa pushtet do tju transferohet Bashkive.

Dhe me këtë ndarje të re territorial që propozojmë,  bashkitë e reja do të kenë pushtet administrativ duke u caktuar një sërë detyrash, sidomos sa i përket zhvillimit ekonomik në zona rurale, apo dhe aspekte të tjera rregullatore, që lidhen me bujqësinë, pyjet, kullotat, vaditjen, sektorin e agrobiznesit, turizmin rural, rrugë rurale etj. Konfigurimi shton mundësinë për një qeverisje territorialë më të mirë dhe më të kontrolluar.

Më shumë vendimmarrje dhe vendimmarrës për qytetarët, më shumë të zgjedhur, më shumë këshilla bashkiakë, më shumë alternativa. Pesha e votës rritet shumë kur pushteti politik është afër. Dhe fuqia politike e vendimmarrjes është në presion më të lartë për interesat lokale.

Bashkitë e reja, si dhe ato ekzistuese, do të gëzojnë pushtetin ekonomik dhe financiar që përcakton legjislacioni sot. Do të jenë të lira të shpenzojnë të ardhurat nga burimet e veta si dhe do të operojnë lirshëm me transfertat e pakushtëzuara. Pozitive me rioganizimin është fakti që fuqia ekonomike nga tarifat dhe taksat bujqësore dhe të sektorëve ruralë do të jetë më e madhe.

Dhe duke arritur decentralizimin në këto tre shkallë, do të ketë më shumë, interes për rikthim, investim, dhe do të bjerë tendenca për të braktisur fshtrat të cilët kanë të gjitha mundësitë të jetojnë në vendin e tyre, por mangësitë në infrastrukturë, si rrugët, shkollat, qëndrat shëndetësore, ofrimi I shërbimeve të tjera, I nxit që të braktisin vendin.

Të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore, ndonëse me peshë ndjeshëm më të ulët sesa të ardhurat nga taksa mbi ndërtesën, kontribuojnë ndjeshëm në buxhetin e bashkisë,

Por këto të ardhura në arsyetimin tone, e kanë shpesh të pamundur tu shkëmbehen në shërbime, për shkak edhe të  pafuqisë së bashkisë qendër për të kontrolluar territorin në largësi gjeografike nga qëndra. Ç’ka tregon pabarazi në shpërndarjen e shërbimeve.

Të dhënat tregojnë një nënfinancim për  shërbimet në tërësi.

Pra aspekti financiar dhe ekonomik, edhe pse me rëndësi nuk është argument i fortë për të qëndruar me këtë konfigurim territorial siç e kemi sot. Por edhe konsolidimi nuk ul domosdoshmërisht kostot, dhe kjo nuk duhet të krijojë asnjë panik.

 

Pra më konkretisht si deputete e qarkut Tiranë, dhe si deputete pikërisht e zonave periferike të tiranës, në konsultim dhe me ekspertë, përfaqësues, banorë të zonave, kemi dalë në konkluzionin që tiranës duhet ti shtohen dhe tre bashki të reja nga 5 që ka sot.

Duke iu shtuar kështu, bashkive, 1,Tiranë 2- Kamëz 3- Vorë 4- Kavajë 5- Rrogozhinë.

Kjo për më shumë shërbime, në cilësi dhe kohë, kosto efektive, dhe kushte më të mira për kdo që jeton apo do të rikthehet në shtëpitë e braktisur pikërisht për mangësi të infrastrukturës, shërbimeve dhe kostove të larta për të përftuar këto shërbime.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×