Denoncimi i Salianjit në Kuvend: Rama duhet të ishte këtu për Hallowen, gogoli që ka larguar 700 mijë shqiptarë dhe gjithë kohës rri në avion!

Salianji

Në seancën e sotme në Kuvend është zhvilluar diskutimi për raportet e komisionit për reformën territoriale.

Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat Ervin Salianji tha se reforma është bërë në mënyrë të njëanshme dhe se bashkitë keqpërdoren për të punësuar patronazhistë dhe për të kërcënuar njerëz me ndihmë ekonomike për interesa politike.

“Reforma është bërë në mënyrë të njëanshme. Sot është dita që kryeministri duhet të ishte. Duhet të ishte për Hallowen sepse është gogoli që ka larguar 700 mijë shqiptarë duhet të ishte sot për të larguar shpirtrat e këqij. Kryeministri merret me mediat. Sulmon mediat, sulmon News24, Top channel kur i përmendin varfërinë, kur i përmendin krimin sulmon portalet. Pa diskutim që kështu do të ishte për një kryeministër që shumicën e kohës rri në avion. Kur flasim për perfomancën e bashkive që të gjitha bashkë nuk kanë 22 mln dollarë sa shpenzon Rama me avionin e vet personal. Ekspertët e PS kanë thënë që rritja e taksave të në nivelin 217 % , por aq dobët është që një pjesë e madhe e bashkive janë drejt falimentit. E vetmja arritje është që kanë arritur ti marrin shpirtin njerëzve. Si e keni bërë ndarjen, e  thoni ndahet me copëza e keni ndarë pushtetin me njerëz që i keni me rekorde kriminale, përdhunues. Dilni e thoni kemi dhënë zgjidhje, por cila është zgjidhja. Asnjë investim në fshatin më të madh të zonës, në asnjë prej fshatrave, bashkinë e Korçës, po ku i vjen radha fshatrave të marrin shërbim kur Korça vetë është  e ndarë me thikë, diskriminim masiv, lagjet kryesore më të populluara të lëna për shkak të diskriminimit. Do t’ju marrë para populli se e keni barë baltë”, tha Salianji.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×