Rama e thotë troç: Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri të shpallur non-grata nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme?

Rama Edi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka bërë presion ndaj drejtësisë, por se ka bërë një kërkesë legjitime, hetimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës, ndonëse nuk i përmendi me emra.

Duke iu referuar deklaratave ndaj SPAK, Rama numëroi vitet që kur u krijua ky institucion dhe që kur nisi vettingu.

“Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur vettingu po bën 5 vjet, SPAK-u po mbush 3 vjet nuk do të thotë të bësh presion se përndryshe çfarë do duhet të thoshim për deklaratat e përfaqësuesve të BE-së apo SHBA-ve. Ku është kërkuar dhe hapur nominalisht ndëshkimi i politikaëve apo i gjykatësve të korruptuar. Presion mbi drejtësinë, sipas meje jo. Sipas meje një kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia. Në ndërkohë që për drejtësinë është bërë investimi më i madh në historinë e këtij vendi, në aspektin politik qoftë nga partia në pushtet, PS-ja, qoftë nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri të shpallur non-grata nga SHBA-të me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi”, tha Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×