Mblidhet Ekzekutivi i FSHF, fonde te tjera për stadiumin e Partizanit dhe Kukësit. Shitja e të drejtës TV të kampionatit mbetet mister

Është mbledhur sërish Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së për të shqyrtuar dhe miratuar disa vendime në prag të nisjes së sezonit të ri në Shqipëri.

komiteti_ekzekutiv_mbledhja_prill_2022-1536x1024

Si fillim u diskutua për rregulloren e kompeticioneve për sezonin 2022/23, duke u miratuar manualin e delegatit në të gjitha kampionatet, një dokument themelor mbi organizimin e garave futbollistike.

Gjithashtu për Superioren, Kategorinë e Parë dhe për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19, të marrin pjesë vetëm klubet dhe akademitë që licencohen si profesioniste, duke plotësuar kriteret e parashikuara.

Komiteti Ekzekutiv ka miratuar dhe disa shtesa investimesh në stadiumin e ri të Partizanit dhe atë të Kukësit, të cilat nuk ishin parashikuar më parë në projektin paraprak.

Për sa i përket të drejtave televizive të Superiores, Kategorisë së Parë, Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës së Shqipërisë, nuk është marrë ende asnjë vendim.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×