E ardhmja e tij mbetet ende për t’u vendosur, gjiganti gjerman kërkon shërbimet e… Kavanit

E ardhmja e Edinson Kavanit mbetet ende për t’u vendosur me sulmuesin që u largua si lojtar i lirë nga Junajtid pas përfundimit të kontratës. Në mënyrë surprizë në orët e fundit listës së pretendenteve për të marrë shërbimet e tij i është shtuar dhe Borusia Dortmund.

kavani

Sipas raportimeve nga “Bild”, klubi gjerman e shikon Kavanin si zëvendësuesin e Sebastian Haller i cili do të mungojë për një kohë të gjatë pas diagnostikimit me një tumor.

Kavani për momentin mbetet vetëm një ide e drejtuesve të Dortmund të cilët ndjekin dhe profile të tjera si Kristof Piontek, Markus Thuram dhe Antoni Modeste.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×