Shkëndija e Tetovës, vazhdon të dhurojë emocione në arenën Europiane. Kuqezinjtë nga Tetova, arritën të merrnin një barazim të artë në transfertën suedeze, përballë skuadrës së AIK-ut, teksa pas një jave do të luajnë gjithçka për gjithçka në Shkup.
Në mbështetje të Shkëndijës, në këtë transfertë të largët, udhëtuan një numër i konsiderushëm tifozësh të Shkëndijës, të cilët mbështetën skuadrën e tyre, e cila e justifikoi më së miri besimin. Në momentin e përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Shkëndijës, shkuan në tribunën ku ishin vendosur “Ballistët” për të festuar me ta.
Ajo që ra në sy ishte prezenca e shumë flamujve të Shqipërisë se dhe ato të UÇK-së. Atmosfera ishte më të vërtetë elektrizuese. Për më tepër shikoni videon KETU:
Arena e Lajmit
