“U përpoqëm të ngrihemi në këmbë e të dëshmojmë veten si PD e rithemeluar”, Berisha takim me krerët e degëve: Jemi në fillim të fushë-betejës!

Dghdfghdfg

Kreu i PD Sali Berisha po mban sot në Tiranë një takim me kryetarët e degëve.

Ai ka zbuluar se të gjitha hapat e marra deri tani, kanë pasur qëllim ngritjen në këmbë dhe dëshmimin si o[pozitë e PD e rithemeluar.

Berisha shtoi se tani ka nisur koha që të shkohet në fushë betejë, referuar zgjedhjeve lokale të 14 majit, ndërsa shtoi se ka ardhur koha të kthehet në realitet motoja që Rama duhet të largohet nga pushteti.

“Kemi hyrë në fushën e betejës. Të gjithë përpjekjet tona deri tani ishin për tu ngritur në këmbë e për të dëshmuar veten si opozitë e vërtetë, si PD e rithemeluar.

Tani vijmë në fillimin e  betejës, sepse shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por kudo që ndodhen, presin nga PD opozita shqiptare shpëtimin nga kjo klikë, nga ky njeri i cili ka vendosur monizmin më të shëmtuar në vend. Monizmi i tij qëndron në rrafshin e shtetit ligjor, disa shkallë më poshtë se ai i Vietnamit socialist.

Rama duhet të largohet nga pushteti, e kanë thënë qindra herë shqiptarët, por tani erdhi koha ta shndërrojmë në realitet këtë moto.

Nuk mund të qendrojë në pushtet një njeri i cili me firmë e vulë vjedh qindra mln euro taksapaguesve shqiptarë”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×