
Deputeti i PD Edi Paloka deklaroi për mediat ditën e sotme se bisedimet me palën tjetër brenda partisë morën një goditje gjatë kohës kur ata bashkuan votat në parlament me mazhorancën.
Më tej Paloka tregoi se gjatë bisedimeve dhe diskutimeve për nxjerrjen e një kandidati të përbashkët në zgjedhje ata kishin pranuar se nëse dalin vetëm në zgjedhje e dinë që do humbasin por do ta bëjnë vetëm për të dëmtuar Partinë Demokratike.
“Jemi ulur në kafe me palën tjetër dhe kemi diskutuar, i dhashë start bisedimeve një ditë dhe kam qenë në bisedime gjithë kohën. Lexoni deklaratën sot dhe kuptoni kush nuk është dakord me primaret, ai grupi le të prononcohet a duhet shkatërruar PD, pak nga pak nëse do ketë mundësi do jap dhe detaje, sepse ata e kanë pranuar se nëse do dilnin me kandidatura e dinin se nuk do fitojnë dhe është vetëm për të dëmtuar PD, atë e kanë shprehur para meje me gojë. Dikush nuk do bashkimin tonë. Ai është Edi Rama. Jam i bindur që shumica e tyre nuk kanë lidhje me Edi Ramën, por qëndrimet e tjera kanë përgjegjësi, përderisa çdo akt ccon ujë në mullirin e Ramës, 4-5 herë janë bashkuar votat me Ramën nga ky grup. Ata kanë bashkuar votat me Ballën dhe Ramën dhe i dhanë goditje bisedimeve dhe mora goditje nga demokratët për bisedimet me ta. Basha nuk ka hyrë fare, mund të jetë si hije duku mbrapa, por shoh hijen e Ramës më shumë të them të drejtën”, deklaroi Paloka.