“Jam përpjekur që të gjejë mënyra për të bashkuar PD”, Paloka: Ka deputetë nga grupi i Alibeajt që janë pro Primareve

Palokaaa

Edi Paloka, i mandatuari nga Berisha për të vijuar bisedimet me grupin e Alibeajt për të dalë në zgjedhjet lokale të 2023-shit me një kandidat të përbashkët, deklaroi se ka deputetë nga pala tjetër që ishin pro Primareve.

Ai tha për mediat se është përpjekur që të gjejë mënyra për t’u bashkuar palët.

“Edhe vetë brenda mbledhjeve të tyre ka deputetë që kanë thënë ‘nuk duhet të diskutojmë e kundërshtojmë Primaret’.

U ndryshua përfaqësuesi i tyre pastaj hyn në diskutim Primaret. Jam përpjekur të gjej mënyra për t’u ribashkuar, edhe ajo pjesë e deputetëve që nuk është bashkuar ende me PD. Edhe në biseda nga pala e tyre me vullnet për t’u bashkuar, Primaret nuk janë diskutuar.”, tha Paloka.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×