Shfrytëzonin të paktën 20 vajza për prostitucion, dënohen tre shqiptarët në Itali (EMRAT)

Gjini

Një grup i organizuar që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni të të paktën 20 vajzave janë dënuar nga gjykatat italiane.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane këta persona drejtuan një grup të vërtetë kriminal.

Edmond Gjini, i konsideruar si drejtues i bandës është dënuar me 4 vite burg, ndërsa i vëllai Eduardi ka marrë dënimin me vetëm 1 vit e 8 muaj. Ndërkohë që kushëriri i tyre, Petrit Gjini është dënuar me 5 vite e katër muaj.

Në krye ishte Edmond Gjini, ku menaxhonte 20 persona q% shisnin trupat e tyre kundrejt pagesës. Secili prej tyre fitonte rreth 250 euro në javë.

Gjini po ashtu është arrestuar dhe në vitin 2013.

Të përfshirë në aktivitetin kriminal ishte edhe një shtetase rumune, Dragan Simona Mirabela, e dashura e një vëllait tjetër të familjes Gjini, Anton, dhe dy italianë, Riccardo Ruggitello dhe Daniele Mastrella.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×