Nga zgjedhja e strukturave te sekretari i Përgjithshëm, çfarë pritet të miratojë sot Komiteti drejtues i Partisë së Lirisë. Meta: Arsimi, prioriteti ynë

Meta Konference Ne Selin E Partia E Lirise

TIRANE

Mblidhet Komiteti Drejtues i Partisë së Lirisë, ku do të merren disa vendime mbi funksionalitetin e kësaj partie. Kjo mbledhje vjen pak ditë pas rikonfirmimit të Ilir Metës në detyrën e kryetarit të Partisë së Lirisë.

I pari që nisi fjalën ishte kryetari i PL, Meta. “Qytetarët shqiptarë kërkojnë jo vetëm të çlirohen një orë e më parë nga arbitrariteti i një qeverie super të korruptuar, por dhe të paaftë. Kërkojnë dhe një program sa më bindës dhe realist që ju përgjigjet nevojave të tyre dhe kërkesave afatgjate. Ne treguam në mënyrë të qartë se arsimi do të jetë kryeprioriteti ynë. Në çdo vendim që do të merret në të ardhmen, i pari do të jetë për të plotësuar kërkesat më të domosdoshme të këtij sektori jetik.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×