Procesi i Berlinit, deputeti i PD: Fund aventurave të rrezikshme, Kosova po e gjen sërish vendin mes të barabartëve

Tritan Shehu 1 598x450

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me takimet në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Shehu tashmë Vuçiç e Rama, nuk po flasin për “Jugosllavinë e Re” të Serbisë.

“Le te shpresojmë se tashmë i ka ardhur fundi i të tilla aventurave të rrezikshme jo vetëm për Rajonin tonë.”, shkruan Shehu.

REAGIMI I SHEHUT
Berlini sot, qendër e shpresës europiane per Rajonin tone!
Zëvendësimi i “Procesit te Berlinit” me “Ballkanin e hapur”, ishte si te zevendesosh demokracine me autokracine!
Bashkimin me përçarjen, stabilitetin me konfliktet, Perendimin me Lindjen.
Fatmiresisht tashme askush, as Vuçiç e Rama, nuk po flasin per “Jugosllavine e Re” te Serbisë.
“Procesi i Berlinit” po e fut ate nisem ne arkivat anti europiane, lindore, anti shqiptare.
Kosova po e gjen perseri vendin e saj si e barabarte midis te barabarteve ne ate tryeze europeiste, nen inisiativen dhe kordinimin e BE, te Procesit te Berlinit.
Samiti, qe do te mblidhet sot ne Berlin, me te gjitha treguesit e konkluzionet e pritshme te tij, është një hap tjetër shume i rendesishem ne drejtimin e duhur.
Është një konfirmim i rrugës europiane të Rajonit, i interesit europian për të përshpejtuar procesin tonë të integrimit.
Eshte pa dyshim nje goditje tjeter ndaj asaj inisiative te Vucic, qe vecse synon hegjemonine politike e ekonomike serbe ne Rajon, percarjen e tij e kthimin drejt Lindjes.
Le te shpresojme se tashme i ka ardhur fundi i te tilla aventurave te rrezikeshme jo vetem per Rajonin tone.
E ardhmja jone nuk mund te jete tjeter pervecse europiane.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×