Kombëtarja U-18 do të nisë përgatitjet për miqësoren përballë Italisë në 11 gusht, në Koverçano.
Trajneri i skuadrës, Ardi Behari, ka publikuar listën me 21 lojtarët që do të jenë të gatshëm për këtë miqësore.
12 prej tyre aktivizohen me skuadra shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga klubet e huaja. Pjesa më e madhe e tyre ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë të moshave të Kombëtares, si ajo U-16 dhe U-17, por gjithashtu do të ketë dhe lojtarë të rinj që do të veshin për herë të parë bluzën e Kombëtares.
Lista e të grumbulluarve:
Arena e Lajmit
