
Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë vetëm pak çaste më parë në Tiranë, ku lëkundjet mësohet të kenë pasur një intensitet rreth 4.7 ballë të shkallës Rihter.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë 25 kilometra në veri-lindje të Tiranës, ku intensiteti mësohet të ketë qenë rreth 6 ballë.
Sipas informatave të para lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha.