
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se arsyeja pse demokratët humbën zgjedhjet në 2013, ishte se ishte krijuar një elitë drejtuese arrogante, e korruptuar dhe që ishte shkëputur nga hallet e qytetarëve shqiptarë.
Referuar non gratave të Berishës, Alibeaj ka shtuar se me të nuk ka asgjë në rrafshin personal, por se PD ka lindur si një parti pro amerikane.
Sula: Po ju që e larguat Berishën? Përcaktimi amerikan për Berishës e ndani?
Alibeaj: Nuk më duket e ndershme që të keqpërdorësh dëshpërimin e demokratëve pas 2 mandateve e më tej të 3 në opozitë.
Do ishte e pandershme politikisht që kur ke humbur e të janë vjedhur zgjedhjet, të keqpërdorësh dëshpërimin. Në 9 vite ka qenë prezent, Basha, Kryesia, Berisha, e kanë pasur të njejtën gjatësi vale në të folur. Nuk vjen dot në një ditë të bukur, që e paske fajin ti dhe unë jam më i pafajshëm se paskam qenë në një realitet tjetër.
Nuk kam asgjë me Berishën në aspektin personal, ja kam thënë edhe kur jemi takuar. Bëhet fjalë për rrafshin politik të PD.
PD lindi si pro amerikane, e ka marrë bekimin kryesor në 1992 kur erdhi Sekretari amerikan.
Në 2013 kur shqiptarët na hoqën mbështetjen, arsyeja pse ramë ishte korrupsioni, arroganca, shkëputje nga hallet e njerëzve për të cilët përgjërohemi sot.
Mandati i parë ka qenë më i miri i asaj qeveria. Nga 2009 morëm të tatëpjetën. Një kastë e madhe drejtuesish ranë në praktika korruptive dhe shqiptarët nuk janë budallenj.
Kush e mban përgjegjësinë politike kur bie qeveria?
Ajo që është shkruar në dizenjimin e DASH, e marr si të mirëqenë.
Arena e Lajmit