Garojnë në Primare për bashkinë e Tiranës, tre kandidatët e PD zotohen të bashkëpunojnë: Do t’i shtrëngoj dorën fituesit, të gjithë të jemi pjesë e një ekipi

38a3d4b4 3b72 4b26 8aa5 82069401e8fb

Deri më tani në primarët e PD për Tiranën kanë zyrtarizuar kandidaturën tre emra Ilir Alimehmeti, Gert Bogdani dhe Belind Këlliçi. Të tre këta emra dot garojnë për të marrë votën e demokratëve për t’u zgjedhur kandidat për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit.

Në emisionin “Opinion” të tre thanë se synimi i tyre është për të fituar Bashkinë e Tiranës duke theksuar se për primaret nuk do të ketë asnjë lobim në grupe të caktuara demokratësh.

Ilir Alimehmeti: Para jush keni 3 oferta në këtë momente. Mund të ketë dhe ndonjë zonjë të nderuar nesër. Në këtë moment janë 3 oferta brenda shtëpisë për demokratët, për votuesit e djathtë. Duhet të gjejnë kë i përfaqëson më mirë, kush mendon që do punojë më mirë më ta dhe kush i gjasat për të rrëzuar kandidatin. Janë 3 oferta karshi votuesve tanë. Janë ata që zgjedhin.

Bogdani u shpreh se në primaret brenda PD, demokratët duhet të votojnë se cili është konkurrenti më i mirë për të fituar përballë rivalëve socialistë për Bashkinë Tiranë.

Gert Bogdani: Nuk duhet të jenë zgjedhje ku lobohet brenda partisë. Primaret janë një proces ku duhet të sjellin çfarë është më e mira për qytetin. Anëtarët e PD nuk duhet të votojnë si në çdo proces të Partisë Demokratike, nuk duhet të zgjedhin kë duan më shumë brenda partisë, por kush është konkurrenti më i mirë për të sjellë fitoren në Tiranë. Udhëzimi parashikon që të tre do shkojmë bashkë për të paraqitur programin.

Ndërsa Belind Këlliçi theksoi se nëse nuk fiton në primaret, do të bashkëpunojë me fituesin.

Belind Këlliçi: Do t’i shtrëngoj dorën fituesit nëse nuk jam unë dhe do jem pjesë e ekipit të tij ose të saj. Nëse shpallem fitues, të gjithë te jemi pjesë e një ekipi të përbashkët.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×