Shpopullimi/ “Rama fajëson autoritetet britanike, por shkaktar është mafia në pushtet”, Meta: Të rinjtë rrezikojnë jetën për të kaluar La Mache me gomone, por…

Ilir Meta7

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta po mban sot një konferencë me gazetarët.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama fajëson për shpopullimin autoritetet britanike, por se fajtori kryesor është mafia në pushtet që ka shkaktuar humbjen e perspektivës për të rinjtë.

“Dua të shpreh edhe një herë tjetër angazhimin e vendosur të Partisë së Lirisë për të ndaluar shpopullimin dhe njëkohësisht për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë kësaj drame të madhe të vendit tonë të shoqërisë tonë e pothuajse të çdo familje shqiptare. Përshëndes edhe angazhimin edhe preokupimin edhe lutjet e sotme të udhëheqjes së Kishës Katolike por edhe të komuniteteve të tjera për të reflektuar të gjithë dhe për t’u bashkuar për çrrënjosur të gjitha arsyet që i nxisin të rinjtë tanë të rrezikojnë jetën për të kaluar La Manshin me gomone. Është e qartë që i vetmi që nuk dëshiron të kontribuojë është shkaktari që është pikërisht kryeministri i papërgjeshëm i cili fajëson autoritetet britanike për një fenomen atë të shpopullimit dhe të largimit nga vendi duke rrezikuar jetën të të rinjve tanë që e ka nxitur ai me politikat e tij kundër të rinjve duke mos i krijuar asnjë mundësi reale për qëndruar në vend për t’u punësuar në vend, për t’u ndjerë të sigurt në vend për t’u kualifikuar dhe për t’u mbështetur në projektet e tyre për të krijuar edhe familjet e reja këtu.

Është thjesht mafie në pushtet, që ka si moto të qeverisjes vjedhjen dhe grabitjen e fondeve publike, korrupsionin, pastrimin e parave, mbështetjen e trafiqeve të të gjitha llojeve dhe shkatërrimin e shtetit të së drejtës”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×