Largimi i Listës Serbe nga Kosova Tritan Shehu: Qeveria dhe institucionet shqiptare nuk duhet të struken si ‘struci’!

Tritan Shehu322222

Në një reagim në Facebook Tritan Shehu ka reaguar pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.

Shehu thekson se qeveria dhe institucionet e Shqipërisë nuk duhet të heshtin dhe struken si ‘struci’, pasi sipas tij ky veprim ka të bëjë me politikat destabilizuese të Beogradit.

Statusi:

Edhe Qeveria e institucionet e Shqiperise nuk duhet te heshtin e as te struken si “struci”!

Largimi i “Listes serbe” nga institucionet e Kosoves, nje hap revanshist i projektuar nga Vucic&Co.

Ne fakt eshte nje veprim i paralajmeruar nga Vucic si “pergjigje” ndaj “gjobave”.

Por tashme i pershpejtuar edhe ndaj “keshillimeve”!

Ky veprim nuk ka aspak te beje me ndonje “terrorizim” te qytetareve serb te Kosoves.

Ka te beje vetem me politikat destabilizuese te Beogradit.

Mos te kete asnje iluzion, do te ndodhte keshtu edhe nqs do shperndaheshin “lule”, mjaton qe tu kundervihet ligjeve, rregullave e sovranitetit te Kosoves!

Eshte e ngjashme kjo me skenarin rus ne Donbas.

Ne themel qendron strategjia e Beogradit e krijimit te tensioneve, konflikteve…

Te mbajtjes se cdo gjeje “pezull”, edhe te shtetit te pavarur te Kosoves.

Prandaj duhet denuar pa asnje medyshje ky veprim i para pregatitur e i rrezikshem nga Serbia.

Ashtu si duhet shprehur i gjithe solidariteti e mbeshtetja per Qeverine e Prishtines ne vendimet e hapat e saj.

Per perballimin me guxim e racionalitet te kesaj situate te komplikuar!

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×