“Në 12 nëntor të ndalim korrupsionin e Rilindjes”, Tedi Blushi: Rama armiku i shqiptarëve, autori i vrasjes së shpresës së të rinjve!

Tedi Blushi

Tedi Blushi ka reaguar me kritika ndaj kryeministri Edi Rama, lidhur me shpopullimin e vendit

STATUSI:

Shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është armiku i lirive të tyre, është armiku i demokracisë dhe shtetit ligjor, është autori i vrasjes së shpresës së të rinjve, i konflikteve dhe përjashtimeve të thella sociale, në nivele të tilla sa që po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!

Vetëm një faqezi, shpirtshitur dhe gjakprishur si Edi Rama mund të vinte në zbatim një filozofi kaq antikombëtare sa shpopullimi i Shqipërisë! Ai është autori dhe përgjegjësi kryesor!

Ndaj të gjithë qytetarët në 12 Nëntor do të kërkojnë largimin e Edi Ramës për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe korrupsionin vrastar të “Rilindjes”.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×