Partizani me “dhimbje koke”, dëmtohet futbollisti që u afrua këtë merkato

Direkt pas ndeshjes me Bylisin, Partizani është nisur për në Tiranë, duke mbyllur në këtë mënyrë përgatitjet në Pogradec. Tashmë përgatitjet do të vijojnë në kryeqytet, në kompleksin privat të klubit. Gradualisht, në ditët në vazhdim ushtrimet e rezistencës pritet t’i lënë vendin përgatitjes taktike të ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Egnatias.

engjell hoti

HOTI – Mesfushori i ardhur nga Tirana shqetëson jo pak mjekët e Partizanit, 12 ditë para nisjes së kampionatit.

Ish-fantazisti i Tiranës ka shfaqur probleme edhe para ndeshjes me Dinamon, por telashet i janë rikthyer edhe së fundmi.

Hoti është dëmtuar sërish në stërvitje dhe sot pritet të bëjë ekzaminimet për të parë shkallën e lëndimit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×