
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon mbrëmjen e sotme një takim me banorët e degës 9 në Tiranë.
Në fjalën e tij kryedemokrati deklaroi se kreu i qeverisë meriton 50 vite burg për të paktën 1/10 e atyre që ka bërë, ndërsa shtoi se drejtësia në vend është repart i shëmtuar i Rilindjes së kryesministrit Rama.
“Shqiptarët largohen. Pse nuk vinin shqiptarët kështu para 7 8 viteve? Se shkolla ndërtohej me max 800 mijë jo me 3- 4 milion
Para 10 vitesh kryeministri udhëtonte me linja tregtare, në ekonomi class. Nuk ndodhte me avion e helikopter taksi.
Janë të gjitha këto që largojnë qytetarët, ku i bën karshillëk çdo demokrati. Nga Peshkopia tha do bëjmë tërmet. Ne do përgatitemi për atë që kërkon armiku. Përveç fuqisë së qytetarëve, gjë që ta drejtojë nuk ka. Me 1/10 e atyre që ka bërë meriton të paktën 50 vite burg. Por ka asgjësuar drejtësinë, është bërë repart i shëmtuar i Rilindjes së Ramës.
Flet ky e kujton se me sharje ordineri mbulon vjedhje, me shpifje e trillime të mbulojë atë që po bën. Ka një javë që merret me financimet ruse. PD bëri pluhur interesat e Rusisë në Shqipëri, anëtarësoi vendin në NATO.
Dosjen ja mbylli për ta marrë peng Lulëzimin, me të mund të bëjë ç’të dojë, por PD nuk e merr dot kurrë serb apo rus, se është parti e dinjitetit të shqiptarëve. Jemi këtu për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve”, tha Berisha.
Arena e Lajmit