“Edi Rama me bandën e tij ndajnë para”, Berisha akuza qeverisë: Vjedhin paratë e buxhetit të shtetit, duhet të përgatitemi për…

7bab91d0 6321 4ad7 B112 1c39175cc4ac

Kreu i Partisë Demokratike, gjatë mbledhjes që po zhvillon këtë mesditë grupi parlamentar i PD në selinë blu, u shpreh se debati për buxhetin është shumë i rëndësishëm, por në Shqipëri kjo nuk ndodh.

Ai akuzoi qeverinë dhe Edi Ramën se vjedhin buxhetin e shtetit dhe se po rrënojnë ekonominë e vendit.

“Për çdo vend debati për buxhetin është më i rëndësishme, por për Shqipërinë kjo nuk ndodh, së pari se buxheti është i vjedhur para se të votohet, gjithçka në zëra është falsitet, pasi siç kanë faktuar zhvillimet dhe KLSH, ai vidhet në masën më të madhe të tij.

Ju jeni dëshmitarë sesi në 7 vite sipas KLSH janë vjedhur nga Rama dhe ministrat e tij 8.2 mld euro. Ju garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e te tjetër, se prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe.

Këta nuk kanë të ndalur, por vjedhja me buxhetin është vjedhje e dyfishtë. Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi.   Edi Rama me bandën e tij ndajnë para, edhe në gjyqe. Ne duhet të përgatitemi dhe informojmë opinion me të gjitha vjedhjet e mëdha që ka bërë Rama dhe kabineti i tij, me buxhetin e shtetit dhe ato që planifikon me këtë buxhet”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×