“Në perandori, për shqiptarët caktoheshin gjykatës të shurdhër”, Berisha: Është shkatërruar sistemi. Drejtësia sot bëhet me letra

Berisha Sali7

Kreu i Partisë Demokratike po zhvillon mbrëmjen e sotme një takim me sipërmarrës në selinë Blu.

Ai u shpreh se drejtësia në vend është e kontrolluar nga qeveria.

“Nuk mund të fitoni proces gjyqësor se drejtësinë e kontrollon qeveria. Dje kisha këtu prindërit e një kopshti privat i mbyllur në kundërshtim flagrant të çdo ligji. Në dhunim të Konventave të të drejtave të fëmijëve.
2 -3 shekuj më parë në perandori kur do gjykonin shqiptarët caktoheshin gjyqtarë të shurdhër, vendimi shkon me letër, kështu bëhet drejtësia sot.
Sistem drejtësie i shkatërruar. Nuk ka siguri juridike e investime.
PD parti pro biznes. Kemi vendosur në themel të programit tonë, iniciativën e lirë dhe mbështetjen e fuqishme të saj”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×