Barcelona duket e papërmbajtshme gjatë kësaj merkatoje ku pas transferimeve të Robert Levandovskit, Rafinjës dhe Koundes, katalanasit duket të kenë arritur akordin me Mançester Sitin për Bernardo Silvën.
Sipas raportimeve nga “Jigantes”, spanjollët kanë arritur një marrëveshje e cila do ti kushtojë arkave të klubit rreth 80 milionë euro dhe do të vendosë portugezin nën urdhrat e teknikut Çavi.
Barcelona duhet të ulë pagat e lojtarëve që ka në ekip përpara se ta zyrtarizojë marrëveshjen për shkak të problemeve me financat në klub.
Arena e Lajmit
